Ferran Torres është kthyer në një nga emrat më të përfolur të merkatos pas paraqitjeve të tij me Spanjën në Kupën e Botës 2026.
Sulmuesi 26-vjeçar realizoi golin e fitores në minutën e 106-të në finalen ndaj Argjentinës, duke i dhënë Spanjës titullin e dytë kampion bote në histori.
Sipas raportimeve të L’Equipe, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain po ndjekin me interes situatën e futbollistit të Barcelonës.
Torres ka kontratë me klubin katalanas deri në qershor të vitit 2027, por e ardhmja e tij vazhdon të mbetet objekt spekulimesh. Raportet mes lojtarit dhe Barcelonës nuk konsiderohen plotësisht pozitive për momentin.
Real Madridi po vlerëson mundësinë e një lëvizjeje për sulmuesin spanjoll, ndërsa në garë mbetet edhe Paris Saint-Germain. Sipas të njëjtave burime, trajneri Luis Enrique ka zhvilluar kontakte me lojtarin për të diskutuar një transferim të mundshëm./mxh
