Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi, ku një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi në zonën e Shpatit të Janinës.
Sipas mediave greke, shqiptari, baba i dy fëmijëve, ishte duke punuar në një projekt për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza, kur gjatë gërmimeve masivi i dheut u shemb dhe e zuri poshtë.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit dhe ambulanca, ndërsa u bë një përpjekje e madhe për nxjerrjen e tij nga dheu. Megjithatë, 46-vjeçari nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.
Autoritetet greke kanë arrestuar përgjegjësin e kantierit të ndërtimit lidhur me ngjarjen, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal./et
