Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u lënduan pasi një autobus plot me nxënës ra rreth 80 metra në një humnerë në veri të Kolumbisë. Sipas mediave të huaja, autobusi po udhëtonte nga qyteti bregdetar Tolu drejt Medellin-it dhe transportonte nxënës të gjimnazit Liceo Antioqueño.
Shoferi, Johnatan Taborda Cocacolo, raportohet se ka ndërruar jetë.
Të plagosurit, të moshave nga 16 deri në 27 vjeç, janë dërguar në spitalet e Segovia-s dhe Remedios.
Përmes një njoftimi zyrtar, gjimnazi ka sqaruar se udhëtimi nuk ishte aktivitet zyrtar, por i organizuar nga nxënësit.
Teksa hetimet për aksidentin tragjik vijojnë, Agjencia Kombëtare e Sigurisë Rrugore dhe Ministria e Transportit apeluan për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit për të parandaluar ngjarje të tilla./kb
