Last Updated on 10/12/2025 by EL
Dy ndërtesa katërkatëshe u shembën në lagjen Al Mustaqbal të qytetit Fez në Marok duke shkaktuar të paktën 22 viktima dhe 16 të plagosur.
Ndërtesat kishin shfaqur më herët çarje dhe shenja të rrezikut, por nuk ishin ndërmarrë masa për t’i siguruar.
Ndërtesat strehonin tetë familje. Pas shembjes, njësitë e mbrojtjes civile dhe shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të ndihmuar të plagosurit.
Raportet e mediave shtetërore tregojnë se ndërtesat kishin treguar shenja plasaritjeje për një kohë të gjatë, por nuk kishte pasur ndërhyrje parandaluese. Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ende koment mbi incidentin, ndërsa dëmet nuk janë verifikuar nga burime të pavarura.
Fez është qyteti i tretë më i madh i Marokut dhe një qytet me histori të gjatë. Kohët e fundit, qyteti ka qenë i përfshirë në protesta për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe shërbimeve publike të dobëta, ku banorët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë.
Ngjarja e shembjes së ndërtesave vjen në një periudhë tensioni social dhe ekonomik. Qeveria po vazhdon me projekte të mëdha infrastrukturore dhe ndërtimin e objekteve moderne për Kupën e Botës 2030, ndërsa qytetarët përballen me probleme të përditshme jetese dhe siguri në banesa./e.t
