Last Updated on 25/06/2026 by Anisa
Dy tërmete të fuqishme kanë goditur kryeqytetin e Venezuelës, Karakasin, brenda pak sekondash nga njëri-tjetri.
Lëkundja e dytë, me magnitudë 7.5 ballë, konsiderohet një nga tërmetet më të forta që ka prekur vendin e Amerikës së Jugut në më shumë se një shekull.
THOUSANDS FEARED DEAD IN VENEZUELA EARTHQUAKES. — USGSpic.twitter.com/MwlH0whWMV
— NewsWire (@NewsWire_US) June 24, 2026
Si pasojë e tërmeteve, disa ndërtesa janë shembur në zona të ndryshme të qytetit, ndërsa banorët kanë dalë me nxitim në rrugë për t’u strehuar në vende më të sigurta. Gazetarët në terren kanë regjistruar momentet e lëkundjeve të forta që shkaktuan panik te qytetarët.
WATCH: Magnitude 7.1 earthquake destroys apartment building in Caracas, Venezuela. Number of casualties unknown. pic.twitter.com/eTVroUH5St
— BNO News Live (@BNODesk) June 24, 2026
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për të përballuar situatën emergjente.
Sipas deklaratës së saj më të fundit, të paktën 32 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 700 të tjerë janë plagosur. Këto janë shifrat e para zyrtare të publikuara nga autoritetet lidhur me bilancin e viktimave dhe të lënduarve, ndërsa numri pritet të rritet ndjeshëm.
Ekipet e shpëtimit dhe emergjencave vijojnë operacionet në zonat e prekura, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet materiale dhe rrezikun e pasgoditjeve. Situata mbetet në zhvillim dhe pritet që numri i viktimave dhe të plagosurve të ndryshojë në orët në vijim./ad
A staggering 100,000 people are presumed dead after one of the deadliest earthquakes of the century struck Caracas, the capital of Venezuela, Wednesday. https://t.co/cyNd1Kyky9 pic.twitter.com/Lbs2aNk5sH
— California Post (@californiapost) June 25, 2026
