Last Updated on 04/11/2026 by Anisa
Nga Mentor Kikia
Donald Tramp është ende president dhe ai ka fuqi ekzekutive të urdhërojë bombardime apo vendosje tarifash të reja. Por brenda Amerikës ai nuk e ka më pushtetin.
Tramp nuk humbi, thjeshtë amerikanët nuk e besuan më.
Sepse:
Në planin e jashtëm, Tramp e nisi pushtetin me arrogancë.
-Të marrim Venezuelën me naftën e saj që na përket
-Ti marrin Kanalin Panamasë
-Ti marrim Groenlandën Danimarkës
-Të marrim Kanadanë
-Të falimentojmë Kinën
-Ti ndërrojmë emrat Gjirit të Meksikës dhe Liqenit Ontario
-Mbështeti Netanjahun në planin për ta pastruar Gazën nga njerëzit dhe rrënojat, për të ndërtuar Kushneri aty riviera turistike.
-U tërhoq nga Netanjahu duke hyrë në luftë me Iranin
Mbi të gjitha: Shpallja e një lufte globale tregtare përmes tarifave, veçanërisht me Kanadanë, që është thuajse e integruar në ekonominë amerikane.
Në planin e brendshëm!
Ai erdhi në pushtet me premtime për ulje çmimesh dhe përmirësim të jetesës. Dy vjet më vonë, realiteti tregon tjetër gjë. Ushqimet kushtojnë shtrenjtë, qiratë janë më të larta dhe sigurimet shëndetësore po ashtu.
Politika e jashtme me tarifat tregtare, nën sloganin “Amerika e para”, përkeqësoi treguesit e brendshëm. Lufta me Iranin rriti çmimin e energjisë.
Sondazhet parazgjedhore treguan se perceptimi i publikut ishte se kostoja e jetesës është përkeqësuar.
Me këtë perceptim qytetarët amerikanë shkuan tek kutitë e votimit dhe vendosën.
Sepse amerikanët nuk janë nacionalistë të sëmurë si serbët që votojnë atë që premton se do të jetë me i ashpër me fqinjët. Dhe as idiotë si shqiptarët që votojnë atë që mendojnë se i ka marrëdhëniet më të mira me Amerikën.
Shtëpia e para!
Llogaria në fund të muajit: Sa fitova, sa shpenzova, sa më mbetën për të kursyer.
Nëse kjo llogari del negative, atëherë “Go”!
Tramp kishte mundësinë të çmontonte administratën e korruptuar të demokratëve dhe projektet e tyre politike, sociale e shoqërore kudo në Botë. Por ai thuajse e çoi dëm këtë mundësi.
Ai erdhi në pushtet i mllefosur dhe arroganca në politikën e jashtme ishte po aq e fortë edhe në raport me institucionet.
Ai u soll e po sillet, më shumë si CEO i një biznesi, se sa si president.
Por qytetarët e lirë, të cilët me votën e tyre janë bashkëaksionerë të pushtetit, edhe si CEO të shkarkojnë.
