Trendi i fotove në stilin e viteve ’80 ka pushtuar rrjetet sociale, me personazhe të njohur që po rikthehen pas në kohë përmes imazheve të krijuara me inteligjencë artificiale. Ndryshe nga shumica e personazheve që iu drejtuan inteligjencës artificiale, Eranda Libohova zgjodhi të sjellë një fotografi të vërtetë nga vitet ’80.
Eranda i është bashkuar trendit, por jo përmes AI. Ajo ka publikuar një fotografi origjinale nga ajo periudhë, duke na rikthyer në një tjetër kohë me një foto që nuk ka nevojë për filtra apo teknologji për të marrë vëmendjen e rrjetit. Me bukurinë e një vajzë 18-vjeçare e cila ishte gati për të festuar mbrëmjen e saj të maturës, një kujtim që u fiksua nëpërmjet ksaj fotoje dhe do të bënte akoma më nostalgjik këtë moment.
Me këtë zgjedhje, artistja duket se ka preferuar të sjellë në vëmendje kujtimet reale, ashtu siç ka zgjedhur të jetë gjithmonë: autentike dhe pa pasur nevojë të ndryshojë imazhin e saj për t’iu përshtatur një trendi.

Fotografia ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, sidomos në një moment kur rrjetet sociale janë mbushur me versione të transformuara të personazheve në stilin e viteve ’80.
Dhe në rastin e Erandës, duket se origjinali është ende më i bukur se çdo version i krijuar nga inteligjenca artificiale./mxh
