Last Updated on 02/02/2026 by EL
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura së grupit parlamentar të PD, edhe deputeti Tritan Shehu i ka dalë kundër Sali Berishës, i cili kërkon të vijojë bojkoti i komisioneve të posaçme, të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.
Shehu ka thënë se është një kohë që mazhoranca ka mbyllur çdo derë dhe në këto kushte bojkoti nuk është zgjidhja. Tritan Shehu tha se i takon kryesisë të vendosë.
“Asnjë prej nesh nuk do bojkot, në kushtet kur mazhoranca ka mbyllur çdo derë dhe në këto kushte të parlamentarizmit detyrohesh të marrësh qëndrime ekstreme”, mësohet të ketë thënë Tritan Shehu./ET
