i Mirë, duke u bërë triumfatori kryesor i ceremonisë së këtij viti.
Komedia e zezë e regjisorit amerikan Paul Thomas Anderson rrëfen historinë e persekutimit të ish-revolucionarëve nga supremacistët e bardhë në Shtetet e Bashkuara. Anderson arriti sukses të dyfishtë, pasi fitoi edhe çmimin për Regjisorin më të Mirë, fitorja e tij e parë në këtë kategori përballë konkurrentëve si Yorgos Lanthimos, Chloé Zhao dhe Ryan Coogler.
Çmimi për Aktorin më të Mirë iu dha aktorit britanik Robert Aramayo për rolin në dramën biografike “I Swear”, me regji nga Kirk Jones, e bazuar në historinë e vërtetë të një skocezi që jeton me sindromën Tourette.
Në kategorinë e Aktores më të Mirë triumfoi Jessie Buckley për interpretimin e saj në filmin “Hamnet”, duke konfirmuar statusin e saj si favorite.
Çmimet për rolet mbështetëse shkuan për Sean Penn për rolin në “One Battle After Another” dhe për Wunmi Mosaku për interpretimin në “Sinners”.
“Hamnet” u vlerësua gjithashtu si Filmi më i Mirë Britanik, ndërsa filmi norvegjez “Sentimentality” fitoi çmimin për Filmin më të Mirë në Gjuhë të Huaj.
Në kategorinë e animacionit triumfoi “Zootopia 2”. Filmi “Frankenstein” mori çmimin për Dizajnin më të Mirë të Kostumeve, ndërsa “Avatar: The Last Airbender” u shpërblye për Efektet Speciale më të Mira.
Ndërkohë, dokumentari “Mr. Nobody Against Putin” u shpall Dokumentari më i Mirë, duke përmbyllur listën e fituesve të një ceremonie që theksoi fuqinë e kinemasë bashkëkohore dhe konkurrencën e fortë mes produksioneve ndërkombëtare./mxh
