Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi dje në mbrëmje se do të vizitojë Indinë në të ardhmen e afërt, gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin indian Narendra Modi në samitin e G7-tës në Francë, duke sinjalizuar një përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve, raportoi BBC.
Trump deklaroi se SHBA-ja dhe India janë pranë arritjes së një marrëveshjeje tregtare, pavarësisht tensioneve të muajve të fundit, të shkaktuara nga tarifat amerikane dhe vrasja e tre marinarëve indianë, në një sulm ushtarak amerikan në Gjirin e Omanit.
Gjatë takimit, Modi ngriti shqetësimin për sigurinë e marinarëve indianë në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa të dy liderët diskutuan edhe negociatat për marrëveshjen tregtare.
Trump e cilësoi Modin një “negociator të fortë” dhe u zotua të vizitojë Indinë, ndërsa theksoi se SHBA-ja do ta mbështeste vendin në rast sulmi.
Takimi shënoi një zbutje të dukshme të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Nju Delhit, të cilat janë tensionuar nga mosmarrëveshjet tregtare, çështja e Kashmirit, lufta në Iran dhe politikat amerikane për emigracionin.
Zyrtarët e të dy vendeve, pritet të takohen javën e ardhshme, në Nju Delhi për të finalizuar detajet e marrëveshjes tregtare SHBA-Indi./xmh
