Republika Çeke dhe Afrika e Jugut barazuan 1-1 në ndeshjen e dytë të Grupit A të Kupës së Botës, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Çekët kaluan në avantazh shumë herët, kur Michal Sadilek shënoi pas një aksioni të ndërtuar nga Adam Hlozek dhe Alexandr Sojka.
Afrika e Jugut, e cila luajti pa dy futbollistë të pezulluar pas kartonëve të kuq ndaj Meksikës, reagoi gradualisht dhe mori kontrollin e lojës. Megjithatë, rastet e pastra munguan për pjesën më të madhe të takimit. Barazimi erdhi në minutën e 83-të, kur Teboho Mokoena realizoi nga pika e bardhë pas një prekjeje të topit me dorë nga Pavel Sulc.
Në minutat e mbetura, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por pa sukses. Me këtë rezultat, si Republika Çeke ashtu edhe Afrika e Jugut do të kenë nevojë për fitore në ndeshjen e fundit të grupit për të synuar kualifikimin.
Asnjëra prej tyre nuk e ka siguruar ende kalimin në fazën me eliminim direkt./mxh
