Last Updated on 20/10/2025 by EL
“Ukraina mund ta fitojë ende luftën, por nuk mendoj se do t’ia dalë,” deklaroi presidenti amerikan Donald Trump, duke kujtuar se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky “e urrejnë thellësisht njëri-tjetrin.”
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se i ka mbetur “ende një gjë për të bërë” për të zgjidhur luftërat.
“Bëhet fjalë për Rusinë dhe Ukrainën, dhe mendoj se do t’ia dalim, por situata është treguar e vështirë, sepse kemi dy liderë që e urrejnë thellësisht njëri-tjetrin,” tha ai. “Ata e urrejnë njëri-tjetrin më shumë se çdo gjë tjetër, dhe kjo e bën situatën disi të vështirë.”/e.t
