Last Updated on 02/12/2024 by adminfjala
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nëse pengjet e mbajtura në Rripin e Gazës nuk lirohen deri më 20 janar – dita e inaugurimit të tij – përgjegjësit “do ta paguajnë shtrenjtë”.
“Ata do të goditen më ashpër se kushdo tjetër në historinë e gjatë dhe legjendare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” tha Trump në një postim në rrjetet sociale./e.t