Last Updated on 18/11/2025 by Kesjana
Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht. Gjumi vjen në mënyrë të menjëhershme, aspak ëmbël, por me një ndryshim të aktivitetit elektrik të neuroneve që verifikohet në 4 minuta para fiksjes së fazës REM.
Ky informacion është i rëndësishëm pasi mund të ndihmojë në diagnostikimin dhe trajtimin e shqetësimeve si pagjumësia, por edhe zhvillimin e teknologjive që në të ardhmen mund të ndërhyjnë për të ndalur përgjumjen e drejtuesve të mjeteve kur janë në timon.
Eksperimentet me elektroencefalograma, të përpunuara më pas me metoda matematikore me saktësi 95%, janë kryer nga Universiteti Imperial College i Londrës dhe puna studimore është publikuar në revistën Nature Neuroscience./kb
