Last Updated on 16/06/2026 by Monika
Korça ka vijuar edhe këtë të martë protestën qytetare kundër qeverisë. Ndonëse me një pjesëmarrje të kufizuar, qytetarët e mbledhur në shesh kanë shfaqur vendosmërinë për të vijuar qëndresën e tyre, të pajisur me pankarta dhe simbole kombëtare.
Një moment i veçantë i tubimit të sotëm ishte prania e disa turistëve nga Holanda, të cilët iu bashkuan protestuesve në shenjë mbështetjeje për kauzën qytetare.
Gjatë qëndrimit të tyre në shesh, vizitorët holandezë përcollën një mesazh inkurajues për të rinjtë shqiptarë, duke i ftuar ata të mos largohen nga vendi, por të qëndrojnë dhe të angazhohen për ndërtimin e së ardhmes së tyre në Shqipëri.
Pjesëmarrja e turistëve të huaj u konsiderua nga protestuesit si një shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për kauzat qytetare dhe demokratike./mxh
