Vjeshta ka nisur e mbarë për turizmin. Rreth 1.2 milionë të huaj hynë në territorin shqiptar vetëm në muajin e kaluar me rritje 9.9% në raport me vitin e kaluar, kur erdhën afro 1.1 milionë të huaj.
TË HUAJ TË ARDHUR NË SHTATOR
Shtator 2024 1.146.090 të huaj
Shtator 2025 1.259.684 të huaj
Rritja +113,594 të huaj
Në muajin e kaluar me ritëm edhe më të shpejtë janë rritur edhe daljet nga vendi. Vetëm në shtator thotë INSTAT ishin 772 mijë shqiptarë që udhëtuan jashtë Shqipërie me rritje prej 10.7% krahasuar me vjet.
DALJET E SHQIPTARËVE NË SHTATOR
Shtator 2024 698.268 shqiptarë
Shtator 2025 772.655 shqiptarë
Rritja +74,387 shqiptarë
Sa i përket 9 mujorit, deri në fundit të shtatorit vendi u vizitua nga 10.2 milionë të huaj në raport me 9.6 milionë që erdhën vjet në të njëjtën periudhë.
Pjesa më e madhe që dominuan turizmin e 9 muajve të këtij viti ishin nga Evropa e kryesisht nga shtetet fqinje, ndërsa në rritje është edhe numri i pushuesve nga SHBA dhe Azia. Referuar rezultateve të deritanishme duket se Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Italia, janë shtetet kryesore që mbajtën ‘gjallë’ turizmin në vendin tonë. m.p.
