Last Updated on 09/11/2026 by Monika
16 persona u vranë në një shpërthim që ndodhi më herët sot në një fabrikë hekuri dhe çeliku në lagjen Aliaga të Izmirit, në Turqinë perëndimore, njoftoi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pas një mbledhjeje të kabinetit.
Sipas një deklarate nga prefektura e Izmirit, shpërthimi ndodhi rreth orës 12:00 (ora lokale, ora 11:00 në Greqi) në ambientet e kompanisë HABAŞ dhe u pasua nga një zjarr.
Siç ka zbuluar deri më tani hetimi, shpërthimi u shkaktua kur një vinç u thye dhe ra në një furrë elektrike gjatë derdhjes së çelikut të lëngshëm.
Imazhet e transmetuara nga rrjetet televizive treguan tym të dendur që ngrihej nga fabrika. Katërmbëdhjetë persona të plagosur u dërguan në spitale të ndryshme në zonë, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon për të gjetur personat e bllokuar në rrënoja./MXH
