Last Updated on 13/12/2024 by adminfjala
Aktori Rezart Veleshnja ka reaguar për lajmet se është arrestuar nga policia e Durrësit për shkak se i ka marrë automjetin e një shoku për ta përdorur dhe më pas e ka shitur atë për shifrën prej 2 mijë eurosh.
Veleshnja ka mohuar lajmet, duke thënë se makinën e ka përdorur para disa kohësh, por nuk e ka shitur.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se nuk është arrestuar dhe se makina e shokut të tij kishte humbur.
“Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”, ka theksuar aktori./ S,M