Last Updated on 16/01/2026 by EL
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar lajmet që qarkuylluan një ditë më parë se është emëruar nga qeveria si Kryeinspektor të Përgjithshëm pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit.
Në një intervistë për një studio televizive , ai theksoi se nuk ka marrë asnjë telefonatëdhe ofertë për një post të tillë. Mes të tjerash, Sula theksoi se nuk do të pranojë asnjëherë një emërim politik.
“Në radhë të parë sa më ka blerë, sa miliona euro. Kushdo që nuk është dakord në pozizionet dhe mendimet e lidershipit të PD, i blen Rama. Besoj se nuk jam nga ata që i shmangem pyetjes. Nuk ka asnjë lloj emërimi, vendimi dhe urdhri dhe nuk e di se nga ka dalë kjo. Por mesa duket se ka pasur dorëheqje nga zoti Hajdari, dhe thashethemnaja, ndodhi kjo gjë. Duke patur parasysh se jam shkëputur nga PD, përjashtuar siç thotë Berisha edhe për zotin Salianji, dhe që nuk kam vend aty, në kulmin e karrierës time politike mu prenë këmbë e kokë që nuk vleja më për PD, nuk e kuptoj tani se çfarë shqetësimi kanë. Për shkak se unë kam pasur qëndrim dhe kam thënë se shteti nuk është as i Berishës dhe as i Ramës. Në këë moment nuk ka asgjë të vërtetë që jam emëruar nga Rama si kryeinspektor i përgjithshëm. Kam zero telefonatë, takim, ofertë për këtë rast që po flisni. Po të kisha një emërim. Kam 20 vjet në politik dhe jam faqebardhë. Jam me zero akuza. Nuk është e vërtetë. Nuk jam njeri që gënjej dhe mashtroj apo gënjej”, u shpreh Sula./ET
