Raportohet se një vajzë 7-vjeçare është mbytur në lumin Drin në Gjoricë.
Mësohet se e mitura së bashku me disa të afërm të saj është futur në lumë për t’u larë.
Sipas informacioneve gjatë kohës kur këta persona po laheshin niveli i lumit ka qenë i rritur për shkak të hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe.
Shërbimet e policisë kanë mundur të nxjerrin nga lumi 4 persona teksa trupi i të miturës nuk është gjetur ende./kb
