“Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas duke drejtuar automjetin në bregdetin e Divjakës, ju informojmë se:
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, drejtuesin e automjetit, shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi nga verifikimet ka rezultuar se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu, është bërë bllokimi administrativ i automjetit tip “Benz”, që shfaqet në këtë video, pasi drejtuesi nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim”, njoftoi sot policia
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./k.m
