Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan këtë të shtunë se kryen sulme brenda Venezuelës, pak momente pasi u dëgjuan disa shpërthime në kryeqytetin Karakas dhe pjesë të tjera të vendit.
Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë një kolonë tymi dhe shumë ndërtesa në flakë pas shpërthimeve. Pak minuta pas shpërthimit, zyra e Presidentit Nicolas Maduro shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Venezuelë.
Ndërsa lajmet filluan të përhapeshin, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha në platformën e tij sociale në platformën ‘Truth Social’ se Nicolas Maduro dhe gruaja e tij ishin kapur dhe ishin larguar me avion nga Venezuela.
Por ku ndodhet tanimë ish-lideri Maduro?
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez ka thënë se vendndodhja e presidentit Nicolas Maduro dhe gruas së tij Cilia Flores është e panjohur.
“Ne nuk e dimë vendndodhjen e Presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë Cilia Flores. Ne kërkojmë prova të menjëhershme të jetës së Presidentit Nicolas Maduro dhe luftëtares së parë Cilia Flores”,-tha Rodriguez në televizionin shtetëror.
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u kap herët të shtunën në mëngjes nga anëtarët e Delta Force, njësia elitare e operacioneve speciale të Ushtrisë Amerikane./K.M
