Dy automjete private të dy punonjësve të Policisë së Fierit janë shkrumbuar nga zjarri gjatë ndërhyrjes për evakuimin e banorëve të rrezikuar.
Ngjarja ndodhi më 4 shtator, në fshatin Vadhizë, në Njësinë Administrative Qendër, Bashkia Fier. Sipas Policisë, flakët u përhapën me shpejtësi, duke krijuar një situatë emergjente dhe duke rrezikuar banorët e zonës.
Përballë situatës, disa efektivë u nisën drejt zonës së rrezikut me automjetet e tyre private për të ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe menaxhimin e situatës. Mes tyre ishin edhe nënkomisari A.V., i angazhuar me veprimet hetimore, dhe inspektori A.R., i përfshirë në evakuimin e banorëve.
Të dy automjetet u përfshinë nga flakët dhe u dogjën plotësisht./k.m