Inter hyn në javën e fundit të merkatos së verës 2026 me disa çështje ende për t’u zgjidhur, pavarësisht se pjesa kryesore e skuadrës është tashmë e përcaktuar. Deri më 1 shtator, drejtuesit Beppe Marota dhe Piero Ausilio kanë si objektiv kryesor sistemimin e dy lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit, Kristjan Asllani dhe Yanis Masolin.
Situata e Kristjan Asllanit mbetet e hapur, por pista e Monzës është ftohur në ditët e fundit. Për mesfushorin shqiptar nuk ka ende një zgjidhje konkrete dhe Inter duhet të vlerësojë alternativat që mund të shfaqen deri në mbylljen e merkatos.
Por puna e Marotës dhe Ausilios nuk lidhet vetëm me largimet. Inter po monitoron edhe tregun për një tjetër përforcim ofensiv. Presidenti i klubit ka lënë të hapur mundësinë që skuadra të investojë përsëri nëse shfaqet një lojtar që përputhet me kërkesat e klubit dhe të trajnerit. Civu prej kohësh kërkon një profil ofensiv që të sjellë karakteristika të ndryshme nga lojtarët që aktualisht ka në dispozicion.
Në këtë kuadër janë përmendur disa emra nga Premier League. Federico Chiesa, Gabriel Jesus dhe Gabriel Martineli janë ndër futbollistët që janë lidhur me interesin e Interit, por deri tani nuk ka një emër që mund të konsiderohet si objektiv konkret./mxh
