Last Updated on 12/10/2026 by EL
Georgi Kabakov do të arbitrojë ndeshjen e së martës në Ligën e Kampioneve mes Viking Stavanger dhe FC Bayern. 40-vjeçari, vetëm një vit më parë, u pezullua nga Federata Bullgare e Futbollit për shkak të një episodi që la shumë dyshime.
Arsyeja e pezullimit ishte gjykimi i tij më 7 tetor 2025, gjatë një ndeshjeje të ligës bullgare midis Slavias dhe Lokomotiv Sofia. Kabakov ishte njëri prej dy arbitrave në VAR përkrah Vladimir Valkov. Ndeshja e fituar nga Slavia me shifrat 2-0 përfundoi në syrin e ciklonit për shkak të golit të parë të Slavias, i cili u parapri nga një incident shumë i diskutueshëm.
Lojtari i Slavias, Martin Georgiev, preku topin me të dyja duart përpara se t’i jepte asist Emil Stoev. Arbitri lejoi golin, dhe arbitrat në VAR, Kabakov dhe Valkov nuk ndërhynë. Ky vendim u prit me polemika nga lojtarët e Lokomotivës dhe Unioni Bullgar i Futbollit, i cili më pas pezulloi Kabakovin dhe kolegun e tij për një kohë të pacaktuar për “performancë të dobët”./et
