Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje faktin që policia e ka proceduar për protestën para Kryeministrisë.
“Bllokova trotuarin, meme e madhe. Kemi bërë një kërkesë e një njoftim sipas ligjit. Para se kthenin përgjigje erdhën e hoqën çadrat pa i vënë. Sërish do të jemi sot në orën 17:00 pasdite
I vlerësoj punonjësit e policisë së shtetit, por paskan bojë e letër, kohë për mua, kur ka nga ata ë vodhën 50 mln euro me tunelin e Llogarasë.
Me kallëzime për bllokime rrugësh ndaj meje do mbulojë vjedhjet dhe mungesën e ilaçeve? Si do ai të jemi të gjithë memecë e të heshtim? Të mos e themi që nuk ka ilaçe te Onkologjiku? Mua do të më trembë ai?
Mos të themi inceneratorët mungojnë dhe miliona euro janë në cicat e këtij apo atij?
Mos të themi që u vodhën para në tunelin e Llogarasë”, tha ai./kb
