Mijëra besimtarë katolikë janë mbledhur këtë mbrëmje në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për të zhvilluar procesionin e njohur si “Udha e Kryqit”, që zhvillohet para Pashkës katolike.
Imzot Arjan Dodaj, që drejtoi procesionin, u ndal në një mesazh të vyer të bashkimit në këtë të Premte të Madhe, që besimtarët të hapin zemrat e tyre, të bashkuar nga dashuria e Zotit.
“Jemi mbledhur së bashku pasi jemi bashkuar nga dashuria e Zotit. Këtë natë, të gjithë katolikët në të gjithë botën bashkohen, bashkohet edhe Tirana. Ka nevojë të zbulojë se pa Zotin është një qytet i fikur, pasi familjet tona nuk kanë mundësinë. Do të ketë më shumë mundësi dhe shpërndarje të së mirës së përbashkët. Në këtë natë të hapim zemrat, të mos kushtëzohemi, pasi me Zotin braktisim çdo përçarje. Zoti i do bashkë njerëzit! Edhe ata që kanë gabuar, pajtohen me Zotin dhe shoqërinë”,-tha Dodaj./Mxh
