Last Updated on 12/09/2026 by EL
Kreu i PD-së Sali Berisha, është kthyer pasditen e sotme në Shqipëri pas vizitës së tij në SHBA, teksa është pritur në aeroport me brohoritje nga mbështetësit e tij.
Berisha ka folur për gazetarët, duke e cilësuar udhëtimin më ripërtëritës të jetës së tij, duke u ndalur veçanërisht të pjesëmarrja në Konventën e republikanëve në Teksa dhe te fjalimi i presidentit Donald Trump.
Gjithashtu ai u shpreh se gjatë vizitës shoqërohej nga kreu i republikanëve shqiptarë, Fatmir Mediu. Duke theksuar se në këtë udhëtim e gjeti diasporën më të fuqishme sesa ishte më herët.
Kreu i PD Sali Berisha: Ky ishte udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime. Konventa e republikanëve në Teksas ishte shumë e rëndësishme. Më e rëndësishme ishte fjala e presidentit amerikan Donald Trump. Fjala e Trump e ka bërë sulltanin e Surrelit që të frikësohet. Ai tha se komunizmi dhe krimi i organizuar janë rreziqet më të mëdha për një komb.
Isha në këtë vizitë, ku ndodhesha bashkë me kreun e republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu. Në këtë vizitë u riktheva bashkë me miqtë e mi 35 vite më përpara. E gjeta diasporën shumë më të fuqishme sesa më herët, një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë, që janë bërë sipërmarrës dhe janë shkolluar në shkollat më të rëndësishme botërore. Pra, ajo që mund t’ju them ishte udhëtim ripërtëritjeje në kuptimin e vërtetë të fjalës./et
