Last Updated on 25/10/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri lidhur me rastin e 28-vjeçarit të lënduar nga një plumb gome në sy në protestën e së shtunës.
Në një videopostim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar reagimin e vëllait të Erjon Vishkullit mbi trajtimin mjekësor të Romë.
Rama shkruan se nuk gënjen kur shprehet se është marrë personalisht me dërgimin e 28-vjeçarit në një klinikë të specializuar në Itali dhe me mbështetjen e buxhetit të shtetit.
“UNË NUK GËNJEJ edhe pse nuk i them të gjitha, sidomos për ata që tërë këto ditë po gatuajnë mish për top nëpër ekranet e tyre të korruptuara”,-shkruan Rama./Mxh
