Koshary, një nga ushqimet më të dashura dhe më të përhapura në Egjipt, ka marrë një vlerësim të veçantë ndërkombëtar. UNESCO e ka përfshirë këtë pjatë tradicionale në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, duke e njohur zyrtarisht si një thesar kulturor të popullit egjiptian.
Edhe pse një legjendë popullore thotë se koshary ka origjinë indiane dhe është sjellë në Egjipt nga ushtarët gjatë pushtimit britanik, studiuesja Hala Barakat shpjegon se rrënjët e saj janë shumë më të lashta dhe më të ndërlidhura me migrimet dhe tregtinë e mijëvjeçarëve.
Pavarësisht historisë së gjatë, forma që njohim sot është krejtësisht egjiptiane, dhe se ajo ndryshon nga Aleksandria deri në Asuan. Në bregdet përdoren thjerrëzat e verdha, ndërsa në Kajro dhe Egjiptin e Sipërm ato të zeza. Disa familje shtojnë vezë të ziera, ndërsa në Sinai njihet një variant i ngjashëm i quajtur ma’dous.
Të gjitha versionet i bashkon shija e veçantë që vjen nga uthulla, hudhra dhe salca pikante, të cilat shtohen sipas preferencës.
Koshary u bë veçanërisht i famshëm gjatë shekullit XX, kur restorantet dhe karrocat e ngjyrosura pranë shkollave dhe stacioneve u shtuan ndjeshëm.
Sot, koshary është bërë një simbol i Egjiptit. “Çdo i huaj që vjen në Egjipt viziton Piramidat, muzeun dhe Abou Tarek për të provuar koshary-n.
Me këtë përfshirje të re, Egjipti arrin në 11 elementë të regjistruar në UNESCO./mxh
