Një autobus urban i linjës “Green Line Tirana” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen në zonën pranë “Pallatit me Shigjeta”, afër Kompleksit Delijorgji.
Disa persona kanë marrë lëndime, teksa 3 pasagjerë ndodhen në spital.
Po ashtu, mësohet se disa automjete janë të goditura e të dëmtuara për shkak të përplasjes nga devijimi i urbanit./ K.M
