Last Updated on 16/10/2026 by EL
Agjencia për Media dhe Informim, organi zyrtar i Qeverisë shqiptare, ka reaguar për raportimet se sot nga Izraeli në Tiranë kanë ardhur katër avionë me shtetas izraelitë, të cilët do të përdoren si mercenarë në protestë kundër studentëve.
“Informacioni që po qarkullon për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës është i pavërtetë”, thotë MIA.
Agjencia qeveritare sqaron se nuk është planifikuar asnjë fluturim shtesë në linjën Tel Aviv–Tiranë dhe se operimet ajrore vijojnë normalisht, sipas skedulit dimëror të përcaktuar, duke përgjënjeshtruar raportimet.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve të pasakta dhe të informohen nga burimet zyrtare për çdo përditësim”, vijon agjencia qeveritare.
