Last Updated on 16/10/2026 by EL
Situata e protestës ka marrë një rrjedhë të tensionuar gjatë marshimit të turmës drejt Kryeministrisë.
Ndërsa protestuesit po zhvendoseshin përgjatë itinerarit të tyre, një grup prej tyre ka vendosur zjarr te dera e Ministrisë së Ekonomisë.
Reagimi i forcave të policisë ka qenë i menjëhershëm. Për të neutralizuar vatrën e zjarrit dhe për të zmbrapsur protestuesit, policia ka hedhur gaz lotsjellës në masë drejt turmës.
Ndërhyrja masive me gaz ka arritur të shpërndajë protestuesit nga hapësira pranë ministrisë, ndërkohë që tensionet mbeten tejet të larta në akset përreth./et
