Një zyrtar iranian, Zulqadr, deklaroi se rihapja e Ngushticës së Hormuzit varet nga ndryshimi i qëndrimit të Shteteve të Bashkuara.
Në një deklaratë me shkrim, Zulqadr tha se “Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet derisa SHBA-të të korrigjojnë sjelljen e tyre”.
Sipas tij, për rihapjen e ngushticës, Uashingtoni duhet të lirojë pa kushte asetet e ngrira të Iranit, t’i japë fund bllokadës detare, të tërheqë forcat detare dhe ajrore nga Irani, të heqë sanksionet dhe të paguajë dëmshpërblime për dy luftërat e fundit që, sipas tij, SHBA-ja ka zhvilluar kundër Iranit.
Zulqadr kërkoi gjithashtu që SHBA-ja të përfundojë luftën kundër aleatëve të Iranit në Liban, Palestinë, Jemen dhe Irak, të heqë dorë nga kërcënimet ndaj Teheranit dhe të mos “fyejë vlerat e shenjta të kombit iranian”.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta në lidhje me lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve kryesore detare për transportin global të energjisë./ad
