Sociologu dhe analisti Ergys Mërtiri, duke komentuar vrasjen e fëmijëve në Durrës, ndërsa luanin në trotuar përpara banesave, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se fëmijët në Shqipëri janë të përjashtuar nga shoqëria, sepse nuk kanë ku të argëtohen dhe të luajnë, sepse nuk ka më as lulishte dhe as fusha sporti.
“Kjo puna e fortit tregon dobësinë e shtetit. Nëse ti e ke sjellje të përsëritur dhe e bën serbes nuk është faji yt, por i shtetit.
Ka edhe një problem tjetër.
Kultura e respektit për jetën. Më duket vrasëse ky lloj qesimllëku për jetën. Nuk vënë rripin e sigurimit, e quajnë për turp. Është kulturë kjo, që edhe polici është dakord që të mos mbahet rripi.
Pastaj është parazitizmi. Këta pijnë që në pikë të sabahut. Në drekë ti je tapë dhe merr makinën. Ky jeton duke pirë gjithë ditën.
Pjesa dramatike është ajo që fëmijët luajnë në trotuar dhe është i ekspozuar ndaj të gjitha rreziqeve, se ka edhe individë që rrëmbejnë fëmijë.
Pastaj fëmija është i përjashtuar nëpër qytete. Fëmijë duan lulishte, fusha sporti, nuk mund të qëndrojë në trotuar”- tha Mërtiri./mxh
