Last Updated on 12/11/2026 by Monika
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me deklaratat e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, i cili ka deklaruar se ka marrë kërcënime nga kryeministri Edi Rama përmes ministrit Toni Gogu.
E ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, gazetarja është shprehur se Veliaj nuk është një i persekutuar politik dhe se deri tani nuk ka kryer asnjë kallëzim në lidhje me kërcënimet që pretendon se i janë bërë nga kryeministri.
“Nuk ka kallëzim për kërcënimet. Veliaj nuk është i persekutuar politik. Ka një vendim gjyqsor që ka caktuar arrest me burg për Veliajn dhe është pranuar nga të gjitha nivelet e gjykatave.
Pse Erion Veliaj nuk e denoncoi dhe kallëzoi pretendimin që pati për kërcënim nga kryeministri? Deri tani nuk e ka bërë kallëzimin”, tha gazetarja Klodiana Lala./mxh
