Nga ARTUR AJAZI
Rritja e numrit të atyre që braktisin shkollat, për arsyeemigrimi apo ekonomike, duket se ka zgjuar interesimin e bashkive për tu kujdesur ndaj rritjes së vëmëndjes ndajlibrit, si kujdes ndaj brezit të ri. Bashkia e Elbasanit, mbetet gjithmonë e vëmëndshme ndaj këtij fenomeni qëkërkon angazhim maksimal edhe nga qytetaret edhe ngapushteti lokal. Kështu, në kuadër të muajit Tetor, i njohursi “Muaji i Librit”, Biblioteka e Qytetit të Elbasanit ka zhvilluar një sërë aktivitetesh kulturore e edukative për tënxitur dashurinë ndaj leximit. Në mbyllje të këtij muaji tëveçantë, Bashkia e Elbasanit ka vendosur t’u japë njëtjetër dimension nismave për librin, përmes dhurimit të 108 botimeve të reja për pasurimin e bibliotekave të shkollës“Fadil Gurmani” dhe asaj “Alush Lleshanaku” nëBradashesh. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, GledianLlatja, gjatë ceremonisë së dorëzimit të librave, theksoi se “kujdesi i bashkisë nuk kufizohet vetëm tek infrastrukturashkollore, por shtrihet edhe te pasurimi i jetës kulturore e arsimore të nxënësve. Ai shtoi se “në fokus të Bashkisë sëElbasanit nuk është vetëm infrastruktura shkollore, por padyshim edhe pasurimi i bibliotekave dhe rehabilitimi iterreneve sportive apo laboratorëve. Shkolla ‘FadilGurmani’ sot plotëson të gjitha kushtet e infrastrukturësdhe ka një staf të shkëlqyer pedagogjik, por të gjitha këtodo të ishin të pamjaftueshme pa pasuruar edhebibliotekën” deklaroi Gledian Llatja. Në një kohë kurteknologjia po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në jetëne fëmijëve, kryebashkiaku Llatja theksoi nevojën për tëmbajtur të gjallë pasionin për leximin.“Sot, kur libri sfidohetçdo ditë nga fuqia e jashtëzakonshme e teknologjisë, detyra jonë për të rritur fëmijë të lexuar, që e duan librin, bëhet edhe më e madhe”, shtoi ai, duke nënvizuar se tetori nuk shërben thjesht për të kujtuar rëndësinë e librit, por për të forcuar përpjekjet e përvitshme për promovimine tij.Librat e dhuruar përfshijnë autorë të njohur të letërsisëbotërore dhe shqiptare, si Heminguej, Tomas Man, Mopasan, Balzak e shumë të tjerë, duke pasuruarndjeshëm fondin letrar të këtyre shkollave.“Biblioteka e shkollës, ashtu si ajo e qytetit, duhet të rimarrë rëndësinëqë i takon për vetë pasurinë e paçmuar që mbart. Ne besojmë se libri mbetet ura më e fortë që lidh dijen me brezat. Pasuria e dijes nis nga libri”, përfundoiLlatja.Përmes kësaj nisme, Bashkia e Elbasanit vijon tëmbështesë projektet që nxisin kulturën e leximit dhezhvillimin e një edukimi gjithëpërfshirës, duke e vendosurlibrin dhe dijen në qendër të vëmëndjes. Bashkia ë Elbasanit, ka rritur gjatë vitit 2024 dhe 2025, investimet nëshkolla. Pas rehabilitimit total të gjimnazit model “K.Kristoforidhi”, rradhën e kanë gjimnazi “Dh.Todri”, dhedisa shkolla 9 –vjeçare. Kujdesi ndaj librit, duhet të rrisëvëmëndjen ndaj brezit të ri, për të minimizuar largiminjashtë vendit, apo braktisjen e shkollës. /kb
