Last Updated on 03/12/2024 by adminfjala
Teatri te Parku i Madh i Liqenit të Tiranës do të mbajë emrin e aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi.
Vendimi u mor në mbledhjen e mbrëmjes së sotme në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Ky vendim vjen si një mënyrë për të përjetësuar kujtimin dhe kontributin e një prej figurave më të shquara të skenës shqiptare.
Kujtojmë se Mirush Kabashi u nda nga jeta një vit më parë në moshën 75-vjeçare. Ai është ndër artistët më të vlerësuar të historisë së teatrit dhe kinemasë shqiptare. Ai interpretoi mbi 100 role në teatër dhe 30 personazhe në kinematografi, ndërsa shfaqja e tij “Apologjia e vërtetë e Sokratit” mbetet një moment historik për kulturën tonë.
Në karrierën e tij është nderuar me mbi 90 çmime dhe është aktori më i vlerësuar jashtë trevave të Shqipërisë.
Mirush Kabashi është nderuar me titujt “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i madh i skenës”, “Nderi i Kombit” të akorduara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe shumë tituj të tjerë të akorduara nga institucione të ndryshme qendrore, lokale apo ndërkombëtare./e.t