Last Updated on 09/03/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama vijon takimet me drejtuesit politikë të qarqeve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Takimet me çdo drejtues qarku po bëhen në mënyrë individuale në Vilën 30.
Bëhet me dije se pak më parë ka përfunduar takimi me Ogerta Manastirliun, drejtuesen politike të Tiranës që nisi prej orës 15:30. Ndërsa, më herët ka hyrë edhe Belinda Balluku.
Sakaq raportohet se pas përfundimit me Manastirliun, Rama do të takojë dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali, një nga drejtueset e qarkut Tiranë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit./ S.M