Last Updated on 09/03/2025 by adminfjala
Atletico Madrid është surprizuar nga Getafe në transfertë. Skuadra e Simeones u mposht me rezultatin 1-2 në La Liga.
Një humbje që dhemb shumë, pasi Atletico po fitonte deri në minutën e 89-të. Duhet thënë se dalja e Correas me karton të kuq në minutën e 88-të ndikoi, pasi prej atëherë erdhi përmbysja e madhe.
Ishte dopieta e Arambarit që solli fitoren për vendasit. I gjithë spektakli ishte në pjesën e dytë.
https://youtu.be/xvUMS3KXKoQ?si=uAlG9fn6DOwGy1jC
Atletiko humbi kështu mundësinë për të qenë në krye të kampionatit spanjoll. Barça ka 1 pikë më tepër dhe ndeshjen e prapambetur me Osasunën për të luajtur./ D.C