Last Updated on 12/02/2025 by adminfjala
Nga ARTUR AJAZI
Shqipëria mbetet i vetmi vend në botë ndoshta, ku mbi95 per qind e masave të sigurisë të kërkuara ngaprokuroritë dhe gjykatat, janë “arrest me burg”. Burgjetsot janë mbingopur me të arrestuar, aq sa plus kushtevetë këqija, rrezikohet edhe jeta e atyre që nuk kanë kryerkrime jete. Të gjithë kemi thënë dhe jemi mburrur me punën e SPAK-ut, jemi krenuar dhe krenohemi, sepsejanë hetuar, arrestuar, dhe gjykuar, të “paprekshmit” me kollare. Askujt nuk i vjen keq kur shikon siarrestohet “X” apo “Y” zyrtar apo drejtues i lartë, isotmi apo i dikurshmi që akuzohet për vjedhje, abuzime, dhe pasuri të paligjshme. “Aferim i qoftë” SPAK-ut deri këtu. Në Shqipëri dihet si ngjet kur ke,ose merr pushtet. Nis të zgjohet vetëkënaqësia, bëheshdelirant, thua se “askush nuk më ndal mua tani”. Dhenis dhe abuzon me detyrën, ligjin, postin, vartësit, dhegjithçka lidhet me detyrën. E rëndësishme mbetet, tëmos trembesh nga presioni, dhe të mos jesh korruptuar. Kjo pasi zbatimi i ligjit duhet të jetë alfa dhe omega e rutinës së përditshme të çdo titullari në institucionet e shtetit, aq më tepër në ato të drejtësisë së re. Po ndalempaksa tek rasti i arrestimit të kryetarit të bashkisë sëTiranës Erion Veliaj. Kishte muaj që hetohej, thirrej nëSPAK, jepte sqarime, dëshmi, pyetej nga prokurorët, dhe dilte prej andej pa dhënë asnjë shpjegim, ashtu siçthotë ligji. Por ja që një ditë të bukur, BKH-ja me urdhër të SPAK, i shkon në zyrë dhe e arreston. NëSPAK, ka me dhjetra e dhjetra të tjerë zyrtarë dhe ish-drejtues të lartë të shtetit që thirren, që shtyjnë datat e marrjes në pyetje me raporte “mjeksore” ose pretekstetë tjera, ka me dhjetra që dalin edhe në media dheshajnë me libër shtëpie prokurorët dhe Altin Dumanin. Natyrisht, duke dashur të intimidojnë njerëzit e drejtësisë. Por atyre nuk u ngjet asgjë. Madje dalin mesTiranës dhe Njew-Jorkut, dhe postojnë foto, video, aqsa bëhen qesharakë. Por SPAK-u, nuk ndjehet, nuk u dërgon BKH-në ti arrestojë, edhe pse ka fakte sa tëduash. Atëhere pse dy standarde? E ripërsëris, nuk jam kundër arrestimit të hajdutëve dhe të korruptuarve me kollare, por jo me ndasi, dhe me dy standarde nëzbatim të ligjit. Nuk ka më keq, se kur titullari i njëinstitucioni arrin në vetëkënaqësi. Përse duhej pikërisht3 muaj para zgjedhjeve të 11 Majit, arrestimi i ErionVeliajt ? Kujt i shërbente ? Drejtësisë ? Aspak. SPAK-u, shumë mire mund ta vendoste nën ruajtje (nqs kishtefrikën e largimit nga Shqipëria) dhe ishte e sigurtëgjithçka. Por mendoj se Erion Veliaj, nuk është aqburracak, pasi ka patur mundësi të largohej edhe para ditës së arrestimit. Vetëkënaqësia që vihet re tekprokurorët e SPAK-ut, po e dëmton rëndë misionin e saj. Po ashtu edhe veprimi i tyre me 2 standarde, mesnumrit të madh të ish-zyrtareve dhe zyrtareve të hetuarpër korrupsioni, ka nisur të lëkundë besimin e qytetarëve tek ai institucion. Nuk them se, SPAK-u duhej të mendonte thellë se “a prishet apo jo imazhi iPS me arrestimin e Erionit”. Por ajo që vlen, ështëtallja e bajlozëve të politikës, që deri dje kanë drejtuarshtetin, kanë vjedhur dhe vrarë mes bulevardit, dhe qësot gjezdisin mes Tiranës dhe rrugëve të botës me avionë. Kësaj çfarë emri ti vëmë ? Atëhere duhetpranuar fakti se, edhe në SPAK, ka nisur të “çedojë” diçka. Nuk është më ai “yryshi” i parë, ka rënë tempidhe intensiteti i punës./kb