Riot Rose, djali trevjeçar i Rihanna-s dhe reperit A$AP Rocky, ka bërë debutimin e tij në kopertinën e një reviste prestigjioze, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.
I vogli është protagonisti i gjashtë kopertinave të numrit të 66-të të revistës Arena Homme+, të cilat këngëtarja i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.
Në njërën prej fotografive, Rihanna shfaqet duke mbajtur në krahë të birin, e veshur me kostumin e kuq të markës Loewe, të njëjtin që kishte zgjedhur gjatë performancës në Super Bowl të vitit 2023, kur zbuloi se ishte shtatzënë për herë të dytë. Ndërsa në një tjetër imazh, Riot pozon me një stil elegant, duke treguar se duket mjaft komod para kamerave./mxh
