Last Updated on 20/12/2024 by adminfjala
Milani është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 0-1 Veronën në duelin e vlefshëm për javën e 17-të të Serisë A.
Goli i Reijnders në minutën e 56-të u dhuroi 3 pikë të arta kuqezinjve. Kjo ishte fitorja e shtatë në 16 jave për skuadrën e Fonsecas, që e shikon vetën në vendin e shtatë në kuotën e 26 pikëve.
Në duelin e radhës Milani do të përballet me Romën në shtëpi. Skuadra kuqezi vinte në duelin ndaj Veronës pas një humbje dhe një barazimi, teksa pas këtij suksesi ambiciet e Milanit janë për të shkuar sa më lartë në renditje./ D.C