Last Updated on 01/12/2024 by adminfjala
Momente frike dhe paniku kanë shoqëruar ndeshjen e sotme mes Fiorentina-Inter.
Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, 22 vjeç, u rrëzua përtokë në minutën e 17-të dhe u transportua menjëherë me ambulancë me barelë.
Sapo lojtari u rrëzua përtokë (ndërsa ai po lidhte këpucët) shokët e tij u përpoqën menjëherë ta ndihmonin te mos i merrej fryma, duke i futur gishtat në gojë. Megjithatë, pjesa tjetër e lojtarëve, së bashku me stafin e të dyja skuadrave, u grumbulluan rreth Bove për të mos lejuar kamerat dhe tifozët të vëzhgonin skenën.
https://twitter.com/itslaboso/status/1863278268645851527?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Në momentin që ndeshja është ndërprerë, lojtarët janë larguar të përlotur nga fusha dhe janë kthyer në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë është shtyrë zyrtarisht ndeshja Fiorentina-Inter qe u ndërpre me rezultatin 0-0./ D.C