Last Updated on 01/12/2024 by adminfjala
Liverpooli ka shënuar një fitore të madhe me rezultat 2-0 në “Anfield” ndaj Manchester Cityt.
Që nga minuta e parë të besuarit e Arne Slot treguan më shumë përpjekje për të kaluar në avantazh duke ushtruar presion në gjithë fushën.
Rasti i parë serioz në këtë takim shkoi për Dominik Szoboszlai i cili në minutën e 11-të bëri një gjuajtje të fuqishme e cila u prit nga Stefan Ortega.
Një tjetër rast shumë i mirë për gol erdhi vetëm një minutë më vonë, kur Virgil Van Dijk (12’) u ndal nga shtylla.
Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme, më në fund puna e palodhshme e lojtarëve të Liverpoolit u shpërblye me gol.
Ishte Cody Gakpo ai i cili shënoi në minutën e 13-të në portën e boshatisur për rezultatin 1-0 pas asistimit të Mohamed Salah.
https://twitter.com/cfc_adotch/status/1863255567675891761?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Dominimi i Liverpoolit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku ata arritën që eventualisht të shënojnë edhe golin e dytë.
Fillimisht Mohamed Salah pati dy raste shumë të mira shënimi në minutën e 56-të dhe në minutën e 64-të respektivisht, por nuk ia doli të shënojë.
Egjiptiani gjeti golin në minutën e 78-të kur u tregua i saktë nga penalltia për rezultatin 2-0.
Kevin De Bruyne humbi në anën tjetër një mundësi të pastër shënimi në minutën e 82-të, pasi nuk arriti ta shfrytëzojë një gabim fatal të Virgil Van Dijk.
Me këtë fitore Liverpooli shkon në kuotën e 34 pikëve, 11 më shumë se Manchester City që tashmë gjendet në pozitën e pestë në tabelë me 23 pikë./ D.C