Last Updated on 29/08/2025 by adminfjala
Pasditen e ditës së sotme, 29 gusht, u hodh në erë resorti në pronësi të ish-kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjtes së Territorit, Ardian Halili.
Ashtu sikurse dhe njoftuam më herët resorti i pozicionuar në Kepin e Rodonit u shemb me shpërthim të kontrolluar, ndërsa strukturat e vogla me fadromë.
Resorti përfshinte shtëpi banimi, pishina, dhe struktura të tjera shërbimi. Bëhej fjalët për një sipërfaqe toke prej 5,600 metrash katrorë ku ishin ndërtuar 11 godina tip garsioniere, një godinë dykatëshe dhe një fushë mini futbolli.
Sakaq bëjmë me dije se burime për mediat kanë bërë me dije se nga verifikimet e kryera në terren janë rreth 60 objekte në zonën e Ishmit, Kepit të Rodonit dhe fshatin Shetaj të cilat do të shemben gjatë ditëve në vijim, pasi janë objekte të ndërtuara pa leje gjatë viteve të fundit.
Kujtojmë se ish kreut i IMT-së, Ardian Halili u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për ndërtimin pa leje të resortit luksoz në zonën e Ishmit.
Referuar dhe deklaratës zyrtare të Policisë së Shtetit, Ardian Halili kishte nisur ndërtimin e këtij resorti nga viti 2018 e në vijim, periudhë kjo që ai ka mbajtur dhe postin e drejtuesit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).
Halili është shkarkuar nga posti i drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në vitin 2021. Ai ka deklaruar se kontrata i është ndërprerë nga Bashkia që në mars të atij viti, ndërsa vetë institucioni vendor ka bërë me dije se ai kishte dhënë dorëheqjen. m.p.

