Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Riad të Arabisë Saudite, gjatë një vizite ku planifikon të zhvillojë disa takime të rëndësishme.
Siç bën me dije vetë Rama në Riad u prit nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, që është njëkohësisht edhe zëvendësguvernator i Riadit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë edhe pamje nga takimi me liderin arab. /K.M
