Last Updated on 15/11/2026 by Monika
Gjykata Franceze në Remiront Vallees ka dënuar 4 shtetas shqiptarë me nga 3 vite burgim secili.
4 shqiptarët kishin formuar një grup kriminal që kryente vjedhje banesash duke u kthyer në makthin e banorëve të qytetit francez.
Operacioni për arrestimin e shqiptarëve nisi më datë 6 nëntor. Gjatë kontrollit të grupit kriminal u gjetën 20 mijë euro para ‘cash’, bizhuteri luksoze dhe disa telefona.
Sipas hetimeve, grupi ku ishin pjesë shqiptarët nuk vepronte vetëm në qytetin e lokalizuar, por në të gjithë rajonin.
Fatale për dënimin e 4 shqiptarëve, ishin dëshmitë e personave të prekur nga vjedhjet, të cilët treguan se kishin humbur sende me vlerë dhe iu ishte cenuar siguria e jetesës dhe privatësia./ Mxh
