Last Updated on 15/11/2026 by Monika
Janë arrestuar 6 persona në Kosovë gjatë operacionit “Heshtja”, të zhvilluar ditën e djeshme në Prishtinë.
Mes personave të arrestuar bie në sy ish-Ministri i Kulturës së Kosovës, Astrit Haraqija. Ky i fundit ka ushtruar detyrën e ministrit 4 vite gjatë periudhës 2004 – 2008.
Policia e Kosovës ka goditur grupin kriminal në kryeqytet, ku bënte pjesë dh eish-ministri.
Policët kanë sekuestruar lëndë narkotike, makina luksoze dhe para në shifrën e 300 mijë eurove gjatë operacionit të koduar antidrogë./Mxh
