Një pako me karamele “Melody” është kthyer në simbolin më të komentuar të takimit mes kryeministrit indian Narendra Modi dhe homologes italiane Giorgia Meloni në Romë.
Kryeministri indian i dhuroi Melonit karamelet e famshme të quajtura “Melody”, të cilat janë bërë meme prej kohësh në rrjetet sociale simbolizuar bashkimin e emrave Modi dhe Meloni.
“Solli si shuratë karamele shumë, shumë të mira”, u shpreh kryeministrja italiane që më pas e shpërndau videon në rrjetet e saj sociale, e cila u bë menjëherë virale.
Termi “Melodi” u bë viral gjatë samitit COP28 në Dubai në vitin 2023, kur Meloni publikoi një selfie me Modin me mbishkrimin “Miq të mirë në COP28” dhe hashtagun #Melodi.
Që prej asaj kohe, memet kanë shpërthyer në rrjetet sociale ku raporti miqësor mes tyre është komentuar gjerësisht.
Takimi në Romë u zhvillua në kuadër të vizitës pesë-ditore të kryeministrit indian në disa vende. Menjëherë pas mbërritjes në Itali, Modi dhe Meloni darkuan së bashku dhe më pas vizituan Koloseun./mxh
